3.7 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Sot hyn në fuqi rregullorja për dinarin

Sot hyn në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës pagesat do të kryhen vetëm me euro.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kërkuar nga qeveria që ta rishqyrtonte vendimin e autoriteteve financiare për të paguar me para të gatshme sipas së cilit ndalohet përdorimi i dinarit serb.

“Tentativa që data e hyrjes në fuqi të interpretohet vetëm nga këndi i ndikimit që do të ketë në transportimin e valutave në dinarë e shpërfill rregulloren në tërësi”, kishte thënë dje në konferencë për media zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Rregullorja e BQK as nuk e ndalon as nuk e lejon, as nuk merret me dinarin serb. Dinari serb nuk ka qenë i lejuar mëherët që rregullorja ta ndalojë atë”.\Njeshi\

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...