11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Sot ka filluar greva e plotë e punëtorëve të ATK-së

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) nga e hëna ka filluar grevën me orar të plotë, raporton Ekonomia Online.

Arlinda Bajraj i tha Ekonomia Online përmes telefonit se për shkak që të hënë është shpallur ditë zie për nder të 10 personave që humbën jetën në aksident duke ardhur nga Kroacia, mediet do të njoftohen me kohë nëse do të kenë konferencë për medie.

Sipas saj, greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre si krijimi i kushteve të punës, propozimi për ndryshimin e statusit të ATK-së dhe kompensimet tjera të shpenzimeve sipas kërkesave paraprake.

Ndryshe Sindikata e punëtorëve të ATK-së nga java e kaluar kanë filluar grevën por jo me orar të plotë. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...