24.7 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Sot mbahet testi i maturës – çka duhet të dini

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka njoftuar se sot, më datë 21 qershor 2025, duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore.

Provimit do t’i nënshtrohen 18.800 maturantë kurse rezultatet do të bëhen publike më së largu deri më 30 qershor.

MASHT i ka lutur maturantët të mos mbajnë telefona me vete, pasi në të kundërtën nuk do të lejohen të hyjnë në test.

Njoftimi i plotë nga MASHTI:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton të gjithë maturantët se, më datë 21 qershor 2025, duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore. Provimit do t’i nënshtrohen 18.800 maturantë kurse rezultatet do të bëhen publike më së largu deri më 30 qershor.

MAShTI ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për organizimin e provimit, duke angazhuar dhe përgatitur trupa të ndryshëm mbikëqyrës, të cilët janë të obliguar të sigurojnë zhvillimin e mbarë e korrekt të procesit.

Për të siguruar një proces të drejtë, të rregullt dhe të besueshëm, Ministria e Arsimit lutë të gjithë maturantët që t’u përmbahen rregullave të përcaktuara, si: mosmbajtja me vete e telefonave apo pajisjeve të tjera elektronike, pasi nuk do të lejohet hyrja në qendrat e testimit për ata që mbajnë pajisje të tilla.

MAShTI gjithashtu njofton se, hyrja në qendrën e testimit do të mbyllet në ora 10:00. Pas kësaj ore, nuk do të lejohet hyrja e asnjë personi të paautorizuar nga MAShTI deri në përfundimin e testit.

MAShTI ka angazhuar gjithashtu trupa lëvizëse dhe ekspertë të IT-së për të monitoruar nga afër dhe nga distanca mbarëvajtjen e procesit. Çdo përpjekje për të dëmtuar apo shkelur rregullat e përcaktuara do të trajtohet me masa të menjëhershme ligjore.

MAShTI ju uron një provim të mbarë dhe shumë suksese në arritjen e qëllimeve për të gjithë maturantët!/Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...