16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

Sot mblidhen katër komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Mbledhje sot gjithashtu kanë edhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot në ora 10:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka pos tjerash edhe hartimin e planit të punës së komisionit, raporton RTK.

Ndërsa, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal fillon mbledhjen, po ashtu, në ora 10:00. Në rend është edhe shqyrtimin e Projektligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, nga ora 13:00, ka dëgjim publik. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...