15 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Sot mbyllet konkursi për drejtor të ATK-së

Sot, më 7 qershor, në orën 16:00, mbyllet konkursi i hapur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas konkursit, drejtori ka mandat katërvjeçar, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat, me vendim të kryeministrit, bazuar në performancën sipas rekomandimit nga ministri, pa zhvilluar procedurat e rekrutimit.

Përshkrimi i kualifikimeve, përvojës dhe aftësive të kërkuara:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; Të ketë diplomë universitare nga fusha e ekonomisë, juridikut apo në fusha të ngjashme, e lëshuar nga universitetet me programe të akredituara në

Republikën e Kosovës apo e nostrifikuar sipas legjislacionit në fuqi;

Të ketë tetë (vjet përvojë pune, prej tyre pesë (5) vjet përvojë në pozitë menaxheriale;

Të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale me aktgjykim të formës së prerë;

Të mos jetë përjashtuar nga puna për shkelje të rënda disiplinore;

Të mos ketë konflikt interesi sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e

Kosovës.

Ky konkurs është shpallur, më 8 maj dhe mbyllet sot në orën 16:00.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...