13.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Sot mësohet finalisti i dytë i play-offit, Peja dhe Ylli luajnë ndeshjen vendimtare

Sot do të mësohet finalisti i dytë i play-offit, në Superligën e Basketbollit kosovar.

Kampioni në fuqi, Peja është nikoqire e Golden Eagle Yllit.

Fituesi i kësaj ndeshje do të sigurojë finalen e madhe ku do të përballet me skuadrën e Trepçës, e cila e eliminoi Sigal Prishtinën.

Seria gjysmëfinale është 2:2. Therandasit fituan dy ndeshjet e para, 84:87 dhe 92:86, por kampionët iu kundërpërgjigjën në dy sfidat e radhës, 98:86 dhe 80:81.

Ndeshja zhvillohet në palestrën ”Karagaçi” më fillim nga ora 19:00./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...