20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Sot mundë të shpallet Kampioni i Superligës së Kosoves në futboll

Prishtina mund të shpallen kampionë me një barazim në Gjilan ose nëse s’fiton Drita ndaj Drenicës në xhiron e 35-të të Superligës së futbollit

FC Prishtina mund të shpallet kampione e Kosovës këtë fundjavë.

Pritjes së gjatë të Bardhekaltërve mund t’i vijë fundi të dielën, pas ndeshjeve të xhiros së 35-të të Superligës.

Në fakt, kryeqytetasit i kanë pesë pikë më shumë se përcjellësja kryesore, Drita, dy xhiro pa përfunduar sezoni.

Andaj, prishtinasve do t’ju mjaftonte një rezultat pozitiv me Gjilanin në udhëtim për t’u shpallur kampionë.

Ekipit të Zekirija Ramadanit i konvenon edhe një barazim me “Skifterat” për të festuar në Gjilan.

Gjithashtu, prishtinasit mund të festojnë edhe nëse humbin në Gjilan, por me kusht që Drita të mos fitojë në Drenicë.

Pra, Prishtina i ka në lojë disa opsione dhe mundësi për t’u shpallur kampion qysh këtë fundjavë.

Nga ana e tyre, “Intelektualët” kanë nevojë për fitore për ta ruajtur pozitën e dytë, e cila çon në Europa League.

Në anën tjetër, tri pikët i duhen edhe Drenicës, e cila po lufton për t’ju shmangur rënies nga liga.

Ndërkohë, Ballkani do ta kërkojë fitoren në shtëpi ndaj Trepçës ’89 dhe të shpresojë në një gabim të Dritës.

Therandasit i kanë dy pikë më pak se kampionia aktuale e Kosovës dhe ende ka shpresa për Evropë.

Edhe ekipi Portokalli duhet të djersitet mirë këtë fundjavë pasi ballafaqohet me një skuadër të rrezikuar për të rënë nga liga.

Arbëria e ka trenin e fundit për të shpëtuar në duelin që do ta ketë ndaj fituesit të freskët të Kupës së Kosovës, Llapi.

E fitorja më shumë se kurrë më parë i duhet edhe Feronikelit, i cili e pret Besën e dorëzuar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...