12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Sot në Mitrovicë shënohet 20 vjetori i Eksodit ’99 me moton “Përkujtojmë tragjedinë- Festojmë lirinë”

Sot në Mitrovicë shënohet 20 vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat policore e ushtarake serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

 Manifestimi Eksodi ’99, marshimi 2019, me moton “Përkujtojmë tragjedinë- Festojmë lirinë”, mbahet në sheshin e qytetit të Mitrovicës, duke filluar në orën 12:00.

Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore serbe

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...