Përveç këtyre në Serbi e Kosovë do të zhvillojnë një vizitë edhe një delegacion i lartë i Bashkimit Evropian, i udhëhequr nga kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme dhe raportuesi për Serbinë, David McAllister.Vizita e tyre do të fillojë sot në Serbi dhe do të përfundoj me 2 mars në Kosovë.
Në komunikatën e dërguar për media, thuhet se ky delegacion nuk e përkrah idenë për vendosjen e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vija etnike, dhe sipas tyre një ide e tillë nuk duhet të jetë synim i Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.
]]>