14.7 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Sot nis xhiro 22-të e Superligës, në program dy ndeshje interesante

Sot fillon java e 22-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje interesante.

Në stadiumin ”Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli ’74 do të jetë nikoqire e Dukagjinit.

Nikeli deri më tani kanë grumbulluar 11 pikë dhe renditen në vendin e fundit në tabelë, ndërsa skuadra nga Klina ka 25 pikë dhe janë në vendin e tetë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Suharekës dhe Gjilanit,

Skuadra suharekase ka 26 pikë dhe renditet e gjashta, dy më pak se ”Skifterat” që janë në vendin e pestë.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 14:00./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...