15.4 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Sot nis zyrtarisht gjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi,  nga sot më (3 prill), do t’i dëgjojnë akuzat për krime lufte që rëndojnë mbi ta, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në këtë formë do të nis zyrtarisht gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, të cilët qe dy vjet e gjysmë gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.

Në komunikatën me sqarime për seancën e parë, Gjykata Speciale tregoi se për prokurorët kanë ndarë 5 orë.

Pas kësaj, 45 minuta i janë ndarë mbrojtësit të viktimave. Këtu edhe do të përfundojë dita e parë e gjykimit. Kurse të nesërmen do të deklarohet secili prej katër ekipeve të mbrojtjes së Thaçit e të tjerëve.

Plani i Speciales është që paraqitja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve në gjykatore të ndodh tek një javë më vonë, më 11 prill.

140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.

Derisa një ditë para nisjes së gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Dhomat e Specializuara të Hagës e kanë lëshuar një komunikatë për media lidhur me procesin gjyqësor.

Në komunikatë thuhet se është planifikuar që deklaratat hyrëse për rastin në fjalë të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...