10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Sot një tjetër derbi në Superligën e Kosovës

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

 

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 17-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Vëmendja kryesore do të jetë në derbin e Anamoravës, ku Gjilani do të jetë nikoqire e Dritës.

”Skifterat” aktualisht ndodhen në vendin e shtatë në tabelë me 17 pikë, ndërsa ”Intelektualët” kanë 28 pikë dhe renditen në pozitën e tretë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Feronikelit ’74 dhe Dukagjinin.

Skuadra nga Drenasi aktualisht është në pozitën e tetë me 15 pikë, ndërsa ajo nga Klina gjendet në vendin e gjashtë, me 21 pikë.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...