15 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Sot përpjekja e 14-të për konstituim të Kuvendit, pritet skenari i njëjtë

Me fillim nga ora 10, deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen ashtu si kanë bërë çdo 48 orë, nga 15 prilli.

Deputetët do të mblidhen në seancën e kryesuar nga Avni Dehari, për të tentuar të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, dhe të vijohet më pas me formimin e institucioneve.

Ka kohë që LVV-ja, si partia me më së shumti vota nga zgjedhjet e 9 shkurtit, me ngulm propozon emrin e Albulena Haxhiut, për kryeparlamentare.

Ky emër po kundërshtohet nga opozita, që mbështetet në argumentet se Haxhiu nuk është personi i duhur për të drjetuar parlamentin e shtetit.

Ngërçi politik është shndërruar tashmë në seanca maratonike.

Mbetet të shihet se si do të vijojë seanca e sotme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...