18.8 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Sot përvjetori i 20-të i përfundimit të Konferencës së paqes për Kosovën

Para 20 viteve përfundoj konferenca ndërkombëtare e paqes kushtuar Kosovës, që u mbajt në Rambuje. Më 6 shkurt të vitit 1999, filloi punimet kjo konferencë historike për Kosovën

Organizator të kësaj konference ishin Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Kristofer Hill nga SHBA-të, Boris Majosrsi nga Rusia dhe Vollfgan Petric nga BE.

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Ndërsa delegacioni serb, ishte kundër futjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Raundi i dytë i bisedime që filloi më 15 mars në Paris, përfundoi po ashtu pa sukses. Edhe tentativa e fundit, më 22 mars 1999 e të dërguarit special të SHBA-ve, Richard Hollbruk, për të bind Milosheviqin, për të pranuar marrëveshtjen përfundoi pa sukses. Kështu më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...