Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, sot do të bëjë homazhe te varri i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
LDK-ja ka lëshuar njoftim për aktivitetet e Abdixhikut të hënën.
“(E hënë), me rastin e 35 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari, dr. Lumir Abdixhiku me struktura të partisë, në orën 10:30 bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, ndërsa nga ora 18:00, në Klan Arena organizohet manifestimi solemn, në nder të kësaj feste”, thuhet në njoftim.
Abdixhiku është kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit./Njeshi/