Degët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Vetëvendosjes në Pejë, kanë paralajmëruar bojkotim të votës, në adresë të miratimit të buxhetit komunal të Pejës 2024/2025 i cili pritet të dal në votim, në mbledhjen e sotme të Asamblesë Komunale të Pejës.
‘Buxheti komunal 2024/2025 nuk garanton qëndrueshmëri investive as bazike, sa i përket nevojave qytetare. Shihet të jetë planifikim elektoral. Grupi Parlamentar i AAK-së e ka ngritur si çështje shqetësimi dhe alarmi në të gjitha mekanizmat lokal dhe shoqërorë.’-ka deklaruar rreth kësaj çështjeje për ‘RADIO 1’, Ali Berisha – Kryetar i AAK-së në Pejë.
Edhe në ‘Vetëvendosje’, kanë të njejtin qëndrim. Ka folur N/kryetari i këtij subjekti për Pejën Berat Ganiqi.
‘Nuk e votojmë. Për shkak se nuk është buxhet për qytetarin. As nuk ka subvencionim të ndonjë kategorie, as nuk parashihen bursat, as të ngjashme. Thjesht është buxhet elektoral. Krejt nëse i sheh janë investime në fund të 2024 dhe 2025’-thotë ai./Njeshi/