8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Sot rivaroset Liridona Ademaj, kërkohet privatësi gjatë ceremonisë

Sot (e hënë) pritet të zhvarroset dhe rivarroset Liridona Ademaj në fshatin e saj të lindjes.

Ndërsa, Prokuroria bënë thirrje të respektohet e drejta e privatësisë gjatë procedurës së rivarrimit të trupit të viktimës me kërkesë të familjarëve të Liridonës

Kërkesa e Hajdar Ademaj dhe Zade Ademaj, prindërit e Lirdonës, që i kanë bërë Prokurorisë që t’ua mundësoj zhvarrosjen dhe rivarrosjen e trupit të së bijës është aprovuar dje.

“Mund t’iu konfirmojmë se prokurorja e rastit ka aprovuar kërkesën e familjarëve të së ndjerës për zhvarrosjen dhe rivarrosjen e trupit në fshatin e tyre”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore.

Por Prokuroria bën apel që të tregohet konsideratë karshi familjarëve të viktimës dhe të respektohet e drejta e privatësisë gjatë procedurës së rivarrimit të trupit të viktimës, pasi sipas Prokurorisë kjo ka qenë kërkesë e familjes së viktimës drejtuar organeve kompetente.

Ndërsa në faqen e fshatit Rracaj, Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet me datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...