20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Në vendin tonë po shënohet Dita Botërore e sindromës Down

Shoqata Down Syndrome Kosova, organizon sot aktivitete në nderë të Ditës Botërore të sindromës Down.   

Në kuadër të kësaj ngjarje edhe këtë vit organizohen aktivitete të cilat kanë për qëllim të ngrisin vetëdijen e qytetarëve mbi nevojat dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromën Down, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore.

Në kuadër të kësaj dite po përurohen hapësirat e reja të Shoqatës Down Syndrome Kosova qendra në Prishtinë.

Në lokalet e Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë u përurua Qendra e re e Autizmit dhe Sindromës Down.

Drejtoresha ekzekutive, Sebahate Beqiri, tha se ky 21 mars është më ndryshe për shkak që iu mundëson fëmijëve me Down Syndrom të lëvizin në hapësira të reja.

“Ky 21 mars është 21 marsi që ne e kemi pritur më së miri sepse sot falë komunës së Prishtinës ne do lëvizim në hapësira të reja. Në emër të fëmijëve që marrin shërbime në qendrën tonë në Prishtinë ju falënderojmë dhe u jemi shumë mirënjohës për këtë që keni bërë për neve”, tha Beqiri.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, njoftoi se ky objekt do të jetë i përkohshëm pasi që i përhershmi do ndërtohet vitin e ardhshëm në afërsi të Stacionit të Autobusëve.

Drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Dren Kukaj, tha se këta fëmijë nuk do kenë nevojë të paguajnë për qëndrimin e tyre në objektin e ri deri sa të bëhet zgjidhja e objektit tjetër që sipas tij do jetë i gatshëm vitin e ardhshëm.

Kjo qendër do të ofrojë infrastrukturën dhe shërbimet për fëmijët dhe individët me sindromën Down e Autizëm, e që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim të specializuar, për të zhvilluar potencialin e tyre maksimal drejt një jetë të shëndetshme, pavarur dhe gjithëpërfshirëse.

Ndërtimi i kësaj qendre u mundësua me bashkëfinancim nga Komuna e Prishtinës, Agjensioni “TIKA”, Shoqata “Autizmi” dhe “Down Syndrome Kosova”.


]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...