18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Sot shënohet Dita e Lirisë së Shtypit

Sot shënohet 3 Maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Me këtë rast Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) bashkë me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Medie, do të mbajë një diskutim për sfidat e ruajtjes së standardeve profesionale dhe kodit të etikës gjatë raportimit. Diskutimi fillon në Muzeun kombëtar dhe fillon në orën 11:00.

Në Indeksi Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës Reporterët Pa Kufij, të vitit të kaluar, që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të.

Në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, bazuar edhe në nenin 19 të “Deklaratës së të Drejtave të Njeriut” mbi lirinë e shprehjes, shpalli 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet çdo vit në mbarë botën.

3 Maji, sipas Kombeve të Bashkuara, shërben për të nënvizuar parimet themelore të lirisë së shtypit si dhe për të vlerësuar këtë liri në mbarë botën. Gjithashtu në këtë ditë theksohet rëndësia e mbrojtjes së mediave nga sulmet ndaj lirisë së tyre dhe nderohen gazetarët që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...