12.9 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Sot shorti në Ligën e Europës, këto janë skuadrat që u kualifikuan për në 1/8 e finales

Tashmë janë mësuar emrat e 16 skuadrave të kualifikuara për në 1/8 e finales në Ligën e Europës.

Tetë skuadra kishin siguruar këtë fazë pasi u renditen të parat në grupet e tyre, kurse tetë të tjera u mësuan sonte pas mbylljes së fazës së “play-offit”.

Freiburg, Qarabag, Milan, Benfica, Marseille, Sparta Prague, Sporting Lisbona dhe Roma janë skuadrat që sonte kaluan tutje.

Kurse, direkt në 1/8 e finales si fitues të grupit ishin kualifikuar Atalanta, Brighton Hove & Albion, Liverpool, Bayer Leverkusen, Rangers, Slavia Praha, Villarreal, West Ham United dhe Roma.

Tërheqja e shortit për 1/8 e finales në Ligën e Europës do të bëhet sot (e premte), në Nyon të Zvicrës, nga ora 12:00.

Siç dihet, skuadrat nga i njëjti shtet nuk do të mund të takohen mes vete në këtë fazë.

Ndeshjet e para të 1/8 së finales në Ligën e Konferencës do të zhvillohen më 7 mars, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë – më 14 mars.

Fituesit e tetë ndeshjeve do të kalojnë në çerekfinale. Shorti i kësaj faze, por edhe për gjysmëfinale, është i paraparë të tërhiqet më 15 mars./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...