3.7 C
Pec
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Sot tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja te derbi i rivalëve të vjetër

Sot do të zhvillohen tri ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 14-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin ”Përparim Thaqi” në Prizren, ku Liria do të luaj kundër Prishtinës.

Prizrenasit janë të fundit në tabelë me vetë 8 pikë të grumbulluara deri më tani, kurse skuadra nga kryeqyteti ka 17 pikë dhe renditet në vendin e pestë.

Në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74.

Skuadra e Llapit nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit dhe renditet në vendin e tretë me 22 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 është në vendin e tetë, me 12 pikë.

Ndeshja e fundit zhvillohet mes Dritës dhe Fushë Kosovës.

“Intelektualët” renditen të dytët në tabelë me 22 pikë, në anën tjetër, Fushë Kosova është në pozitën e nëntë, me 10 pikë të grumbulluara.

Të tri këto takime zhvillohen më fillim nga ora 13:00./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...