26.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Sot varroset i riu nga Peja Baton Berisha, lamtumira në ora 15:00

I riu nga Peja Baton Berisha, i cili dje u gjet i vdekur në Sferkë të thatë, një ditë pasi u raportua i zhdukur nga ana e familjarëve, do të përcjellet sot për në banesën e tij të fundit.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në ora 15:00 në varrezat e qytetit në Pejë.

Ka qenë Policia Rajonale e Pejës, e cila nëpërmjet zëdhënësit të saj toger Fadil Gashi, dje pas orës 13:45 minuta që konfirmoi gjetjen e tashmë të ndjerit, pa shenja  jete.

“Dje është raportuar në orët e pasditës, për një person të zhdukur nga të afërmit e tij. Sot nga familjarët përmes telefonit policia është njoftuar rreth orës 13:00 për lokacionin e vendodhjes të tij i cili është gjetur nga familjaret në Sferkë të Thatë, menjeherë në vend të ngjarjës, kanë dalë të gjitha njësit relevante në vendngjarje, dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen. Rasti kategorizohet si hetim i vdekjes”.-tha dje Fadil Gashi për ‘RADIO 1’

Trupi i pajetë i të ndjerit po dje, me urdhër të Prokurorit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës në Prishtinë, për tu hetuar shkaqet e vdekjes.

I ndjeri përshkruhet nga të afërmit dhe miqtë, si djal i urtë e punëtorë.

I riu Baton Berisha, rrjedhë nga një familje e njohur, shumë e arsimuar dhe e urtë nga Peja.

Babai dhe nëna e të ndjerit kanë shërbyer për dekada në arsim.

Batoni ishte i vetmi djal i familjes. Pos prindërve, prapa vetës ka lënë tre djem, bashkëshorten dhe pesë motra.

Ndryshe, i ndjeri Baton Berisha, është vëllau i moderatorës dhe gazetares së njohur kosovare, aktualisht Redaktore e programeve të mëngjesit në ‘RADIO 1’, Venera Berisha Morina.

Me këtë rast, ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’, shprehë ngushëllime më të thella, për familjen, miqtë dhe të njohurit e të ndjerit./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...