29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Sot zhvillohet xhiro e parafundit në Albi Mall Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

Sot (e shtunë) është në orar për t’u zhvilluar xhiro e parafundit apo java e 35-të e Albi Mall Superligës së Kosovës.

Sezonit 2023/24 në futbollin e Kosovës po i vjen fundi, pasi tashmë kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro për t’u luajtur.

Ndeshja më interesante e kësaj jave padyshim që do të zhvillohet në Podujevë, ku Llapi i vendit të dytë pret Ballkanin.

Llapi synon vetëm fitoren për të pritur gabimin e Ballkanit në xhiron e fundit dhe për të fituar titullin kampion, ndërsa therandasit me një barazim ose fitore sot do të fitonin edhe matematikisht titullin.

Përballje tjetër interesante do të jetë ajo e derbit lokal mes Gjilanit dhe Dritës, ku vendasit duan vetëm tri pikë për të synuar ikjen nga barazhi.

Edhe Feronikeli ’74 do të tentoj fitoren ndaj Dukagjinit, pasi sikurse Gjilani, edhe drenicasit duan t’i ikin zonës së barazhit për të mbetur në Superligë.

Në dy ndeshjet tjera, Prishtina është nikoqire e Fushë Kosovës, ndërsa Malisheva e pret Lirinë.

Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 15:00/Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...