Vetëm pesë ditë para zgjedhjeve të 11 majit, SPAK ka publikuar të dhënat zyrtare në lidhje me materialet kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore.
Sipas SPAK, në total janë regjistruar rreth 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen kallëzime nga subjekte politike, Policia e Shtetit, platforma online, denoncime qytetare, si dhe çështje të iniciuara nga vetë SPAK.
SPAK thotë se nga këto kallëzime janë regjistruar 35 procedime penale, raporton euronews.al
Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25
Në platformën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese
Janë regjistruar 35 procedime penale
Nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht, domethënë të iniciuara nga vetë SPAK./Njeshi/