25.5 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

SPAK-u shpall në kërkim ish-deputetin e PS-së Arben Ndoka

Arben Ndoka ish-deputet i Partisë Socialiste është shpallur në kërkim nga policia, pas një operacioni të urdhëruar nga SPAK-u ku janë lëshuar rreth 50 urdhërarreste për persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Kujtojmë se në vitin 2018 Ndoka u arrestua nga policia pasi një hetim e nxori atë për të përfshirë në një sekemë për tjetërsim pronash. Pronat kryesisht të ndodhura në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin, ishin përfituar në mënyrë të parregullt me anë të falsifikimit të dokumentave.

Një vit më vonë në vitin 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasurinë e ish-deputetit. Aktualisht Ndoka ndodhet në arrati dhe policia po punon për arrestimin e tij.

Që prej mesnatës së mbrëmshme, SPAK-u dhe GJKKO-ja janë në një aksion të shtrirë në disa qytete të vendit, për arrestimin e emrave të njohur të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...