15.7 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

Spanja shkruan historinë, femrat e fitojnë botërorin për herë të parë

Kombëtarja e Spanjës në kategorinë e femrave e ka shkruar historinë duke e fituar për herë të parë Kampionatin Botëror për Femra.

Spanja e mposhti kombëtaren e Anglisë me rezultat minimal prej 1-0.

Golin e vetëm në takim e shënoi Carmona Garcia në minutën e 29-të të takimit, me Anglinë e cila nuk mundi ta barazonte rezultatin.

Spanja e pati edhe një mundësi për ta dyfishuar epërsinë, por nga pika e bardhë nuk u tregua e saktë Hermoso, e cila e humbi penalltinë në minutën e 70-të të takimit.

Kujtojmë se pas Anglisë e cila u rendit e dyta në botë, kombëtarja e tretë është Suedia e Kosovare Asllanit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...