27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Spanjë – Kroaci, formacionet zyrtare: De La Fuente dhe Dalic e nisin me më të mirët

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Kroacisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në Euro 2024.

“La Roja” do të përballen me kroatët në ndeshjen e parë të Euro 2024 e vlefshme për grupin B aty ku bën pjesë edhe Shqipëria dhe Italia.

Ndeshja mes dy kombëtareve do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit.

Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur në fushë lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion në kërkim të pikëve të plota.

Tek Spanja nga minuta e parë në këtë ndeshje do të luajnë yje si Carvajal, Rodri, Pedri, Yamal etj, ndërsa aspak keq nuk qëndron as Kroacia që e nis me yje si Gvardiol, Modric, Brozovic e Kovacic.

Formacionet zyrtare:

Spanja: Simon, Carvajal, Nacho, Le Normand, Cucurella, Fabian, Rodri, Pedri, Yamal, Morata, Williams.

Kroacia: Livakovic, Stanisic, Pongracic, Gvardiol, Sutalo, Majer, Kovacic, Kramaric, Modric, Brozovic, Budimir. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...