11.8 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Specialja arreston Hajredin Kuçin

Mëngjesi i sotëm filloi me disa arrestime nga Gjykata Speciale. Ushtryesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku për Telegrafin ka thënë se nga Specialja janë arrestuar ish kryetari i AKI-së, Bashkim Smakaj dhe ish-zëvendës kryeministri, Hajredin Kuçin.

Po ashtu ai tha se janë arrestuar edhe ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, vëllai i heronjve, Fahri e Bahri Fazliut, Fadil Fazliut.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...