22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Specialja: Dëshmitari i radhës kundër Thaçit e të tjerëve një përkrahës i LDK-së

Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dëshmitari i sotëm i mbrojtur me shifrën W04445, është dëshmitari i radhës i Prokurorisë dhe dëshmia e tij do të bëhet përmes një video-lidhjeje.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se sipas asaj çfarë ka ofruar Prokuroria në Gjykatë, dëshmitari në fjalë dhe të afërm të tij kanë qenë përkrahës të LDK-së.

“Në vitin 1998, anëtarët e UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, trupi i të cilit u gjet më vonë atë vit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se “në të njëjtin vit, dëshmitari gjithashtu u ndalua dhe u keqtrajtua nga pjesëtarët e UÇK-së”.

Specialja gjithashtu sqaron se dëshmia e Bislim Zyrapit, që vazhdoi edhe dje, ende s’ka përfunduar dhe planifikohet të vazhdojë të hënën e 8 korrikut në orën 09:00./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...