Fundori amerikan Chris Paul ka qenë më meritori për këtë fitore të skuadrës së tij me 26 pikë dhe shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe dyshja Bridges e Payne që shtuan nga 21 pikë, derisa me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Booker (18), Saric (12) si dhe dyshja Craig e Crowder që shtuan nga 10 pikë të tjera.

Damien Lillard ishte më efikasi tek skuadra mysafire me 41 pikë, derisa Cj McCollum shtoi 27 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore. /Njeshi/

Rezultatet:

Charlotte Hornets – LA Clippers 90:113

Indiana Pacers – Milwaukee Bucks 133:142
Atlanta Hawks – Orlando Magic 116:93
Miami Heat – Philadelphia 76ers 106:94

New York Knicks – San Antonio Spurs 102:98
Chicago Bulls – Toronto Raptors 114:102
Memphis Grizzlies – Sacramento Kings 116:110
Minnesota Timberwolves – Denver Nuggets 103:114

Phoenix Suns – Portland Trail Blazers 118:117