8.5 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Spitali i Pejës, dyshime për dallavere në konkursin për infermierë

17 aplikuan, por fatin për t’u pranuar e patën vetëm 5 kandidatë. Rinesa Imeraj, Bleonesa Sylaj, Elona Myrta, Shpresa Nikçi dhe Besarber Qufaj janë infermierët që u punësuan së fundi nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

Por, për pranimin e tyre se janë adresuar disa ankesa në drejtim të këtij institucioni. Madje, burimet i kanë thënë televizionit se kandidatët e pranuar kanë lidhje të afërta familjare me disa prej anëtarëve të bordit të këtij spitali.

Televizioni gjatë ditës ka tentuar të kontaktojë me drejtorin e saj, Fazli Shala, por i njëjti ka qenë i paqasshëm në telefonin e tij. Ngjashëm ndodhi edhe me anëtarët e komisionit vlerësues që nuk u deklaruan për këtë çështje.

Ndërkohë, as nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitare të cilët menaxhojnë këtë institucion, nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit. Në anën tjetër, ankesa për mostransparencë në konkurset e këtij spitali kanë nga shoqëria civile./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...