Përmes një njoftimi, Spitali i Pejës thekson rëndësinë e kujdesit të barabartë për të gjithë pacientët, duke ofruar mbështetje për familjet dhe personat me autizëm.
“Ne mbështesim të drejtat dhe mundësitë e barabarta për të gjithë, duke promovuar përfshirjen dhe mirëkuptimin,” thuhet në njoftimin e tyre.
Në këtë ditë të veçantë, institucioni shëndetësor bën thirrje për më shumë vetëdije dhe përkushtim ndaj komunitetit të personave me autizëm, duke inkurajuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse./Njeshi/