Edhe pse e hëna ishte ditë pushimi zyrtar, në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal në Pejë puna ka vazhduar me intensitet të lartë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë javës së kaluar janë ofruar mijëra shërbime për qytetarët e komunës dhe rajonit.
Në total janë realizuar 3 mijë e 68 vizita specialistike, ndërsa 283 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në repartet përkatëse. Mesatarisht, gjatë çdo dite të javës, në spital kanë qenë të shtrirë rreth 218 pacientë.
Njësia e laboratorit ka pranuar 1 mijë e 868 pacientë, të cilët kanë kryer gjithsej 20,047 analiza. Po ashtu, janë regjistruar 30 lindje – nga to 18 djem dhe 12 vajza.
Në sallat kirurgjikale janë kryer 84 operime të suksesshme, ndërsa në njësinë e dializës janë realizuar 252 trajtime. Në kuadër të shërbimeve diagnostike janë kryer 629 incizime me rëntgen, 278 me ultrazë dhe 7mijë e 158 skanime CT.
Shërbimi fiziatrik, ndërkohë, ka ofruar 250 trajtime rehabilituese për pacientë me nevoja të ndryshme./Njeshi/
Gjuajtja me armë tek Stacioni i Autobusëve në Pejë, flasin nga Policia
Me mbjellje fidanësh në Pejë, Shoqata “Gjeravica” shënoi 22 Prillin – Ditën e Tokës