9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Spitali me mbledhje komemorative për Dr. Reshat Emrën

Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës mbajti sot mbledhje komemorative në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së Dr.Reshat Emrës, mjekut kardiolog, i cili dy ditë më parë ndërrojë jetë, gjatë orarit të kujdestarisë, në vendin e punës, pas një ataku kardiak.

Në komemoracion, në emër të spitalit fjalë rasti kryesore ka mbajtur drejtori i Spitalit, Dr. Fazli Shala, përderisa në emër të familjes së mjekut të ndjerë ka folur i biri i tij, Arti.

Njoftimi i plotë: ‘U mbajt mbledhje komemorative për Dr. Reshat Emra!

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë u mbajt mbledhje komemorative në kujtim të Dr.Reshat Emra. Për të ndjerin evukuan kujtime Drejtori Ekzekutiv Dr.Fazli Shala, Drejtori Mjekësor Dr. Besnik Ibraj, Shefi i Njësisë Koronare Dr.Elfedin Muhaxheri dhe Dr. Ismail Avdimetaj.

Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti djali i tashmë të ndjerit Dr.Reshat Emra.’/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...