7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Spitali Rajonal i Pejës drejt përmirësimit të shërbimeve dhe infrastrukturës me ndihmën e donatorëve nga Austria

Përfaqësuesit e organizatës Advantage Austria, Mag Wilhelm Nest dhe Avdyl Çetaj, vizituan Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku u njohën nga afër me shërbimet shëndetësore, përkushtimin ndaj pacientëve dhe sfidat e institucionit.

Sipas një njoftimi të bërë nga Spitali i Pejës në Facebook, përfaqësuesit e Advantage Austria shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur Spitalin përmes donacioneve, të cilat synojnë përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës shëndetësore.

“Falënderojmë Advantage Austria për këtë iniciativë të jashtëzakonshme dhe për vlerësimin e punës që stafi ynë realizon çdo ditë për të përmirësuar shëndetin”, thuhet në njoftim.

Ky bashkëpunim pritet të ndikojë pozitivisht në cilësinë e kujdesit shëndetësor në rajonin e Pejës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...