3.7 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Stabilizohet furnizimi me ujë në Strellc

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, ka njoftuar se ka zgjidhur problemin e debllokimit të sistemit furnizues në bjeshkët e Strellcit, nga i cili problem konsumatorët e fshatit kanë mbetur pa furnizim.

‘Ekipet e KRU ‘Hidrodrini’ nga Njësia Operative-Deçan, i janë përgjigjur problematikës dhe pas hulumtimit dhe gjetjes së shkaktarit, kanë lokalizuar vend-bllokadën duke marë masa të menjëhershme në debllokim.’-thuhet mes tjerash në njoftimin e kompanisë.

Njoftimi i plotë:

‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Njësia Operative – DEÇANDebllokohet burimi i Rakitave, stabilizohet furnizimi në Strellc

Pasojë bllokimit të sistemit në burimin e Rakitave në bjeshkët e Strellcit, janë shënuar rënie të theksuara të furnizimit me ujë për konsumatorët e Strellcit.

Ekipet e KRU ‘Hidrodrini’ nga Njësia Operative-Deçan, i janë përgjigjur problematikës dhe pas hulumtimit dhe gjetjes së shkaktarit, kanë lokalizuar vend-bllokadën duke marë masa të menjëhershme në debllokim.

Furnizimi në këto pjesë tashmë është stabilizuar. Ekipet e KRU ‘Hidrodrini’ – Deçan, falënderojnë komunitetin për bashkëpunim.’ -njofton Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...