4.4 C
Pec
E martë, 11 Shkurt, 2025

Stadiumi, Autostrada e Anamoravës, 10 milionë për Spitalin Rajonal, këto janë premtimet e Abdixhikut në Gjilan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka prezantuar në Gjilan projektet kryesore të kësaj partie për këtë qytet.

Sipas Abdixhiku prioritare janë projektet si Stadiumi i Futbollit, Autostrada e Anamoravës – deri te Dheu i Bardhë; mësimi tërëditor, e deri te investimi 10 milionësh në Spitalin Rajonal me qëllim të transformimit të tij në një qendër të ekselencës.

“Nëndega ‘Kodra e Dëshmorëve’ në Gjilan ishte destinacioni ynë i radhës. Në gjithë madhështinë e takimit, që tani në nivel të nëndegëve po na shndërrohen në tubime madhore, prezantova projektet kryesore për Gjilanin. Nga Stadiumi i Futbollit, tek Autostrada e Anamoravës – deri te Dheu i Bardhë; mësimi tërëditor, e deri te investimi 10 milionësh në Spitalin Rajonal me qëllim të transformimit të tij në një qendër të ekselencës! Frymë! Frymë e madhe gjithandej! Vazhdojmë në Degën 2 në Prishtinë e në mbrëmje në tubimin e zjarrtë në Batllavë në Podujevë!
Lutë, e kandidatë, ju faleminderit për gjithë punën!#LDK124”, ka shkruar Abdixhiku pas tubimit në Gjilan./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...