19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Standardet e dyfishta nga Kryeinspektorja e Inspektoratit Shëndetësorë

Inspektoriati Shëndetësor, përmes Vendimit të datës 27.10.2023, e pati ndaluar punën e KosovaMed Healthcare SHPK në QKMF – Drenas. Ky Vendim i Inspektoriatit Shëndetësor, më vonë do të anulohej, për shkak të paligjshmërisë së tij, nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave.

Lidhur me Vendimin e Inspektoriatit Shëndetësor, Kryeinspektorja e Inspektoriatit Shëndetësor, znj. Nora Kursani Demjaha, dërgon një email tek Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë të Komunës së Drenasit, e urdhëron këtë të fundit, që ta zbatojë Vendimin e Inspektoriatit Shëndetësor, për ndalimin e marrjes së shërbimeve nga Operatori Ekonomik KosovaMed Healthcare SHPK në QKMF – Drenas, pasiqë konsideron se Kontrata e lidhur ndërmjet tyre është e paligjshme, sepse KosovaMed Healthcare SHPK do të duhej të kishte Licensë nga Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë që të ishte i aftë të lidhte Kontratë me QKMF – Drenas.

Kryeinspektorja ishte aq e bindur se kishte të drejtë për interpretimin e ligjit dhe të situatës së krijuar, sa edhe e kërcënonte Drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë në Drenas, se nëse nuk e respekton Urdhërin e dërguar me email nga Kryeinspektorja, atëherë ndaj Drejtoreshës do të iniconte procedura penale dhe do ta ndëshkonte sipas Ligjit në fuqi.

Më e rënda, është se ky email nga Kryeinspektorja është dërguar gjatë zhvillimit të procedurës sipas Ankesës, ku ishte e qartë që Ankesa e pezullonte Vendimin e Inspektoriatit Shëndetësor, ndërkaq Kryeinspektorja duke shfrytëzuar autoritetin e saj, bën trysni ndaj zyrtarëve Komunal, që të mos respektojnë Ligjin (pezullimin e Vendimit për shkak të Ankesës), por ta zbatojnë urdhërin e saj dhe ta zbatojnë Vendimin e pezulluar./Njeshi&IndeksOnline/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...