25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Stano i reagon Konjufcës për bankat serbe: BE i di detyrat e saj, t’i dini edhe ju tuajat

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka reaguar mbi qëndrimet e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili deklaroi se Josep Borrell duhet të shkruaj një raport se bankat serbe në Kosovë janë ilegale.

“Faleminderit për interesimin tuaj. Ne nuk komentojmë vërejtjet e rastësishme të zyrtarëve të ndryshëm kombëtarë. BE-ja i di detyrat e saj, fokusohet në to dhe bën punën e saj. Këta njerëz duhet të bëjnë të njëjtën gjë”, citon kosovo-online, të ketë deklaruar zëdhënësi, Peter Stano.

Konjufca tha se Borrell gjithashtu në raport duhet të deklarojë se ”bankat nuk lejohen dhe se duhet të trajtohen siç thotë ligji”.

”Dhe ligji thotë se duhet të mbyllen”, është shprehur ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...