24 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Stano: Nuk ka asgjë të re rreth raportit të Borellit për masat, veprimet e fundit në veri të padobishme

Republika e Kosovës vazhdon të jetë ende nën masa të Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se ende s’ka ndonjë gjë të re sa i përket raportit të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell, raport të cilin do t’ua dorëzojë shteteve anëtare lidhur me heqjen e masave apo edhe zgjerimin e tyre.

Stano ka potencuar se deklarimet e dhëna rreth raportit të Borell mbesin valide, duke marrë parasysh edhe veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në Veri të vendit, që zëdhënësi i BE-së i quan “të padobishme”.

“Nuk ka asgjë të re për të raportuar dhe ajo që kemi deklaruar është ende e vlefshme – edhe në dritën e zhvillimeve të fundit të padobishme rreth çështjes së dinarit”, ka thënë Peter Stano .

Por çfarë kishte deklaruar Peter Stano i pyetur rreth masave dhe raportit të Jospe Borell në konferencën e mbajtur më 7 maj 2024 në Bruksel?

Zëdhënësi i BE-së kishte treguar se është Këshilli i Bashkimit Evropian ai që do të diskutojë për heqjen e mundshme të masave apo zgjerimin e tyre bazuar në zhvillimet në terren, në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell, rreth përmbushjes së kushteve të BE-së për heqjen e masave.

Stano kishte thënë më 7 maj se raporti pothuajse është afër finalizimit dhe se do t’iu dorëzohet shteteve anëtare .

“Procedura është treguar në konkluzat e Këshillit në dhjetor. Këshilli do të diskutojë heqjen e mundshme të masave apo zgjerimin e tyre, bazuar në zhvillimet në terren, në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë rreth përmbushjes së kushteve të BE-së për Kosovën kur masat ishin vendosur. Mund të konfirmoj se raporti është afër finalizimit dhe potencialisht afër dorëzimit tek shtetet anëtare”, kishte deklaruar Peter Stano nga selia e Komisionit Evropian në Bruksel.

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër pas aksionit të fundit të insitutcioneve të Kosovës në veri të vendit, ku edhe është mbyllur banka postare e Serbisë dhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave.

BE kishte konstatuar se operacioni policor në Veri rreth dinarit ka qenë eskalues, që shkon kundër frymës së normalizimit, pengon vazhdimin e negociatave dhe se provon “përsëri që autoritetet e Kosovës kanë prioritet veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara në vend të bashkëpunimit”./Njeshi&GE/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...