29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Stano paralajmëron reagim të BE-së për aksionin e djeshëm të policisë në veri

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është pyetur për mbylljen nga policia e Kosovës të gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit në konferencën e sotme.

Ai shkurt u përgjigj se kjo ngjarje ishte “e padobishme”, ndërsa paralajmëroi se do të lëshojnë një komunikatë për media për ta shpalosur më tej qëndrimin e tyre mbi këtë çështje.

“Ishte një ngjarje e padobishme që ndodhi dhe reagimin tonë do ta bëjmë të ditur përmes një komunikate për media që do ta lëshojmë këtë pasdite”, tha Stano.

Ndërkaq, qëndrimin për aksionin e djeshëm veçse e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit, i cili  shprehu zhgënjim dhe shtoi se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë”.

“Ai (veprimi) minon perceptimin se Kosova po vepron me vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjeve mes saj dhe Serbisë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha një zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si rruga e duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe t’u përgjigjet adresojë nevojave bazë të të gjithë qytetarëve të saj — përfshirë ato të pakicës serbe – e ndikuar negativisht nga ndryshimet e fundit në rregulloren për monedhën”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...