0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Stano: Për situatën e krijuar në veri janë përgjegjëse Kosova dhe Serbia

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Përfaqësuesi për Politike të Jashtme, Josep Borrell është duke u angazhuar që tensionet në veri të Kosovës të ulen.

Sipas Stanos për situatën e krijuar përgjegjëse janë të dyja palët Kosova dhe Serbia. Ai ka theksuar se do të provohet që zgjidhja të gjendet në procesin e dialogut në Bruksel.

“Dialogu nuk ka vdekur. Do të bëjmë gjithçka që zgjidhja të bëhet përmes kornizës së dialogut. Nuk thashë që dhuna vjen nga të dyja palët por thirrja nga Borrell është që të dyja palët të kontribuojnë në shtensionim të situatës”, ka thënë Stano.

Këtë deklaratë Stano e ka dhënë gjatë një konference për media, kur është pyetjes se pse shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, në deklaratën e tij, përmes së cilës ka dënuar dhunën në veri të Kosovës, nuk ka folur lidhur me atë se kush i ka sulmuar ushtarët e KFOR-it.

“Përfaqësuesi i lartë [duke iu referuar Josep Borrell] është përfaqësues për politikë të jashtme dhe siguri, dhe ai nuk është aty për të konstatuar se kush, kë e ka sulmuar. Ai ka rol për të siguruar që gjithçka të ndërmerret për të ulur tensionet dhe qetësuar situatën. Prandaj, edhe ai po angazhohet për të ulur tensionet. Kjo situatë nuk ka ardhur vetvetiu, por është pasojë e rrethanave dhe zhvillimeve për të cilat janë përgjegjëse të dyja palët”, ka thënë Stano.

Ai ka folur edhe për dialogun, i cili sipas tij është aktiv dhe se Kosova dhe Serbia duhet të marrin përgjegjësi për të dalë nga situata e shkaktuar.

“Dialogu është aktiv si asnjëherë. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësi për të dalë nga kjo situatë”, ka shtuar ai ndër te tjera./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...