3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Stano reagon edhe një herë: Operacionet e policisë dhe rregullorja e BQK-së: Hapa shqetësues, nuk i kontribuojnë shtendosjes

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë veprimet e fundit të Kosovës kanë ngritur shqetësimet e Bashkimit Evropian (BE-së).

“Gjatë javës së kaluar kemi parë të paktën dy shembuj të aksioneve që kanë ngritur shqetësimet e BE-së. Njëri ishte rregullorja e BQK-së dhe tjetri ishte operacioni i policisë ndaj disa entiteteve të kontrolluara nga Serbia në veriun e Kosovës. Këta hapa janë shqetësues sepse nuk i kotnribuojnë shtendosjes së situatës. Ata nuk janë të koordinuar, janë të njëanshëm dhe janë ndërmarr pa një nivel të nevojshëm të konsultimeve paraprake me qëllim që të parandalojnë ndikimin negativ që mund të kenë mbi njerëzit në terren. BE-ja ka reaguar ndaj dy veprimeve, kemi lëshuar deklaratë javën e kaluar nga përfaqësuesi i Latë dhe që është mbështetur nga Komisioni Evropian si shtesë të deklaratave të partnerëve ndërkombëtarë të BE-së. Dhe pastaj gjatë fundjavës kemi reaguar ndaj aksioneve të fundit të policisë në veri të Kosovës sërish së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Stano.

Ai tutje theksoi se hapat e njëanshëm mund të çojnë drejt përshkallëzimi i situatës. Dhe kërkoi që të pqalët të kthehen tek dialogu i lehtësuar nga BE-ja.

“Pra natyrisht se është shqetësuese të shihet se sekuenscimi i hapave të njëanshëm mund të çojë drejt diçkaje që ne nuk duam ta shohim e kjo është përshkallëzimi i situatës në terren sepse një gjë është e qartë: nuk i kontribuon qetësimit të situatës dhe t’i bëjnë njerëzit të ndjejnë se jeta e tyre po përmirësohet. Pra krejt e kundërta. Prandaj kjo është e rëndësishme që të kthehemi tek dialogu i lehtësuar nga BE-ja dhe të angazhohen shumë seriozisht. Puna rreth tij po vazhdon cdo ditë dhe përfaqësuesi i BE-së, Lajçak po punon me partnerët edhe në rajon edhe në BE dhe natyrisht edhe me komunitetin e gjërë ndërkombëtar që t’iu mundësojë të dyja palëve që të fillojnë të sillen në mënyrë konstruktive dhe t’i kthehen tavolinës së negociatave dhe të diskutojhnë çështjet që janë vërtetë të rëndësishme pa bërë hapa të njëanshëm. Nuk jam në gjendje të paralajmëroj një datë të saktë dhe Përfaqësuesi i BE-së ka detyrat e tij ditore dhe po angazhohet por ne shpresojmë se në një moment do të mund të paralajmërojmë një takim të nivelit të lartë që është një takim ndërmjet Presidentit të Serbisë dhe Kryeminstrit të Kosovës, ku ne do të provojmë që të zgjidhim çështjet”, tha ai.

Stano u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen në procesin e konsultimeve dhe të shmangin siç thotë ai “hapat e mëtejmë të njëanshëm sepse kanë efekte shumë kundërproduktive”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...