5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Stano thotë se BE-ja pajtohet “qind për qind” me Escobarin për problemet në komunikim me Kurtin

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano, ka komentuar deklaratat e emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për problemet në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Stano në një konferencë për media tha sot se qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për Kosovën  “përputhen qind për qind”.

“Kur është fjala për Kosovën dhe sjelljen e qeverisë aktuale në Prishtinë, qëndrimet e BE-së dhe partnerëve tanë amerikanë janë 100 për qind konsistente”, tha Stano.

Gjatë ditës së djeshme, emisari amerikan, Gabriel Esobar, ka rikonfirmuar edhe një herë “telashet” e SHBA-së me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Siç tha zëvendës-ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, problemi qëndron tek komunikimi, ndonëse theksoi se “partneriteti mes SHBA-së është mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës”.

“Kjo nuk varet nga një njeri apo një parti”, shtoi Escobar.

Sipas emisarit amerikan, “telashe” me Kryeministrin Kurti nuk ka veç SHBA-ja, por edhe partnerët tjerë, si BE, NATO e Britania e Madhe. Ai e veçoi edhe Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“Por do të thosha se së fundmi kemi problem me komunikim me kryeministrin Kurti. Nuk është vetëm SHBA-ja. Nuk është problem që e ka vetëm SHBA-ja, është problem që e ka Kosova në komunikimet me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, dhe me shumë shtete të tjera, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dikur kemi pasur partneritet më të mirë dhe ne duam që të kemi partneritet të tillë”, tha Escobar, dje në një diskutim online me gazetarë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...