Edicioni i ri në ligën më prestigjioze evropiane për klube, Liga e Kampionëve nis sonte me ndeshjet e para të fazës së grupeve.
Në program për ditën e sotme janë plot tetë ndeshje në dy orare të ndryshme.
Takimet më interesante, do të zhvillohen në “San Siro” e në “Parkun e Princave” në Paris.
Milani luan para shikuesve të vet, kundër Newcastle United nga ora 18:45. Ndërkaq, Paris Saint-Germain takohet me Borussia Dortmundin. Të dy takimet, janë në kuadër të Grupit F.
Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City luan në “Etihad” kundër Crvena Zvezdës.
Antwerpi i Arbnor Mujës ka udhëtuar në Kataluni për ndeshjen kundër Barcelonës.
Çiftet dhe orari i plotë: