Deputetja Jeta Statovci ka akuzuar për betonizim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Sipas saj, vendimi për bllokimin e kësaj rruge ishte “skandaloz” dhe “solli bllokadë dhe defunksionalizim total të komunikacionit”.
“Sheshi betonizues lluksi 18 milionësh nuk i duhet Prishtinës që vuan për shumë prioritete tjera me shumë më tepër rëndësi” shkroi Statovci.
Përparimit nuk i përparon as ky projekt. Sepse, me të bëhet betonizimi i Prishtinës e keqpërdorimi i taksave të prishtinasve.
Anulimi i tenderit mbi 18 milionë euro për betonizimin e rrugës “Xh. Bush”, pas një vendimi skandaloz për bllokim të kësaj rruge që solli bllokadë dhe defunksionalizim total të komunikacionit, është lajm i mirë, ndonëse i përkohshëm.
Sheshi betonizues lluksi 18 milionësh nuk i duhet Prishtinës që vuan për shumë prioritete tjera me shumë më tepër rëndësi. Tenderi duhet të anulohet edhe për shkak të shumë parregullësive siç është raportuar në media dhe nga shoqëria civile./Njeshi/