24.7 C
Pec
E hënë, 17 Qershor, 2024

Statuja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, po vendoset në Ferizaj

Fondacioni “We remember Tony Blair” ka vendosur që të inaugurojë statujën e ish-kryeministrit britanik më 12 qershor, datë kjo e cila përkon me çlirimin e vendit. Statuja e cila ka një vit që planifikohet është financuar nga banorët, biznese e diaspora. Eventi pritet të mbledh emra të njohur për opinionin publik.

Lufta për liri e ndërtimi i shtetit të Kosovës, ka ecur krahë për krahë me ndihmën e miqve ndërkombëtarë.

Në shenjë mirënjohjeje, figura e disa përfaqësuesve të tyre është jetësuar me vendosjen e statujave. E një të tillë pritet ta ketë edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

E vendosur në udhëkryqin e njohur si “Kombinimi i Lirisë”, Fondacioni “We remember Tony Blair” tregon që statujës i është bërë vend në rrugën që mban edhe vet emrin e britanikut.

“Vitin e kaluar, ishim në prag të 24-vjetorit, ne vendosëm që për shkak se nuk u bo, as Prishtina nuk e pati shtatoren e Tony Blair. Konsideroj që i kemi hy në borxh këtij njeriu se është njëri nga figurat më të rëndësishme të histories kombëtare bashkë me Bill Klinton se janë dyshe e rëndësishme. Me mbet Kosova veç me shtatoren e Bill Klintonit pa Tony Blair, është e varfër,” ka thënë Bashkim Fazliu, drejtor ekzekutiv i fondacionit “ We remember Tony Blair”.

Shpalosja e statujës pritet të bëhet më 12 qershor, në datën e cila përkon me çlirimin e Kosovës.

E ky event që do mbledh emra të njohur për opinionin publik.

“Ne kemi bërë ftesat me kohë. Kabinetin e Tony Blair e kemi njoftu 8 muaj përpara, njësoj edhe insitucionet tona. Kemi ftuar edhe personalitete t ‘njohura. Kryeministri i Shqipërisë e ka konfirmuar pjesëmarrjen qysh në mars, Edi Rama. Lorik Cana kapiteni e ka konfirmuar. Por, ende nuk kemi konfirmim nga ana e insitucioneve tona,” tha Fazliu.

Në bazamentit e shtatores është e vendosur thënie e shkencëtarit, Albert Einstein, “Nëse bota nuk do të shkatërrohet nga njerëzit që bëjnë keq por nga ata që vetëm i shikojnë e nuk bëjnë asgjë”.

E sipas Fazliut, nuk pati thënie më të përshtatshme për britanikun.

“Kjo thënie i rrin më së miri Tony Blair se ky nuk ka shiku. Ka shumë njerëz që thonë keq valla që po ndodh por ky ka vepru, dhe fuqishëm si asnjëherë më pare. Asnjëherë në historinë tonë kombëtare s’kemi pas mbështetje të tillë si në 98-99. Për këtë, duhet t’jemi krenar,” shtoi Fazliu.

Bazamenti i cili pritet të plotësohet në qershor, është vendosur më 24 mars, në datën e bombardimeve të NATO-së në Kosovë.

E gjithë shuma për statujën, është grumbullim i donacioneve nga biznese, qytetarë e diaspora. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...