14.7 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Stavileci: PDK-ja forca e dytë më e madhe në vend, kemi parë se shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie

Blerand Stavileci në konferencën e PDK-së, ka thënë se kjo parti është konfirmuar si forca e dytë më e madhe në vend, me mbi 200 mijë vota.

Sipas tij, ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite.

“Ky është një sulkses i pamohhueshëm për ne, dhe mesazh i fortë për të ardhmen e vendit tonë. Ajo që kemi parë është se shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie. Rezultati tregon se ata kërkojnë një qeveri të re, një qeveri tjetër”, tha Stavileci.

“Tash po hymë në një fazë të re, ditëve në vijim Memli dhe Bedri Hamza do të dalin me qëndrimin zyrtar për hapat e ardhshëm. Jemi të lumtur me këtë rezultat”, tha Stavileci.

“Angazhimi për një Kosovë më të mirë tashmë ka filluar. Kosova mundet më mirë”, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...