Në ambientet e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt Konferenca Shkencore Ndërkombëtare Vjetore, një ngjarje akademike që tashmë është shndërruar në një traditë të rëndësishme për komunitetin shkencor vendor dhe ndërkombëtar.
Këtë vit, konferenca u zhvillua nën temën “Teknologjia, Shkenca dhe Arsimi”, duke mbledhur studiues, profesorë dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës.Ata prezantuan punimet dhe hulumtimet e tyre më të reja në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë, me theks të veçantë në zhvillimet arsimore në epokën digjitale.
Universiteti “Kadri Zeka” dëshmoi edhe një herë përkushtimin e tij për cilësinë akademike, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke ofruar një platformë të hapur për shkëmbim idesh dhe eksperiencash shkencore.
Një nga momentet kulmore të konferencës ishte ndarja e çmimit “Marin Barleti”, i cili u theksua si një veçanti e këtij edicioni në emisionin “Moment” në televizionin Dukagjini.Mysafirë në këtë emision ishin Xhevdet Thaqi, dekan në Fakultetin e Shkencave Aplikative, dhe Matthew Coates nga EU STEM Coalition, të cilët folën për rëndësinë dhe ndikimin e kësaj konference.Për më shumë detaje, intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun vijues./Njeshi/