7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Stier: Masat e BE-së ndaj Kosovës të hiqen menjëherë

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, kroati Davor Ivo Stier, ka thënë se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë.

Ai thotë se Parlamenti Evropian këtë pozicion e mban tash e një kohë.

“Ju e dini pozicionin e qartë të PE-së, që kundërshton këto masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Kjo nuk është qasje e balancuar po ashtu për dialogun që e lehtëson BE-ja mes Kosovës e Serbisë. Në rekomandimet që i përmend më parë, ne thërrasim që masat të hiqen menjëherë. Ky është qëndrim i Parlamentit dhe është koha që edhe vendet anëtare të pajtohen me këtë qëndrim”, tha Stier në intervistë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...